Bulevardi Zogu I, Tirane, Tiranë 1016

+355692021366

info@tata.al

Kush jemi:

Farmaci TATA është farmacia më e re përball maternitetit të vjetër Mbretëresha Geraldinë në bulevardin Zogu i Parë. Kjo farmaci lindi si nevojë për t’ju përgjigjur kërkesave të larta të pacientëve për një farmaci vërtet të besueshme ku mund të gjejnë të gjitha produktet që mjeku ka përshkruar sipas përshkrimit të mjekut. Tek Farmaci Tata do të gjeni mbi 12000 artikuj të ndryshëm 24 orë në ditë 365 ditë në vit që ju mundëson një “One stop shop” të mirëfillte ku gjeni çdo gjë në çdo kohë. Këtu do të gjeni shërbim dhe korrektësi në kohë rekord. Tek ne cilësia e shëndetit tuaj është detyra më e madhe dhe e shenjtë pasi për ne ju nuk jeni vetëm klient por pacient.  Tek TATA do të gjeni ngrohtësinë që tata juaj, gjyshi juaj ju ka dhuruar.


Emri TATA është në kujtim të Zenel Hadroviq dhe Pep Martinaj. Zoti i dhëntë dritë dhe paqe. Angazhimi ynë është të dhe të nderojmë emrin e tyre që kanë lënë pas duke punuar me përkushtim, ndershmëri dhe dedikim për t’ua zbardhur faqen.

 

Ne jemi këtu për ju:

Për të gjithë pacientët tanë, në farmacinë tonë do të mund të gjeni Matje Glicemie, Matje Tensioni, Matje Peshe dhe Gjatësie si dhe tregtimi i barnave dhe suplementeve me pakice. Gjithashtu tek farmaci Tata do të gjeni suporte dhe pajisje ortopedike si dhe aksesore dhe kremra për higjienën dhe kujdesin tuaj personal. Për fëmijët tuaj do mund te gjeni qumësht, ujë, biberonë, suplemente, aparate aerosoli, sterilizues biberonësh, pelena si dhe detergjent dhe karrocat.

Çfarë ofrojmë

Këshillim Mjekësor

Në farmacinë tonë do mund të merrni pjesë në evente të cilat realizohen çdo javë ku do mund të konsultoheni me mjek specialist të specialiteteve të ndryshme falas, matni vitaminat, Skin test për lëkurën dhe flokun tuaj etj.

Barnat

Tek farmaci Tata do të gjeni të gjitha produktet OTC si dhe barnat që jepen vetëm me recetë mjeku dhe së shpejti dhe ato të rimbursueshme nga FSDKSH.

Këshillim Farmaceutik

Tek Farmaci Tata ju do mund të merrni këshillim për shëndetin tuaj. Të mos harrojmë që një dietë dhe një përkujdesje shëndetësore e vazhdueshme parandalon nevojën për mjekim. Gjithmonë parandalimi duhet të jetë fokusi kryesor, më pas vjen mjekimi.

Përgatitje galenike

Tek Farmaci Tata do mund të gjeni përgatitje galenike nga të gjitha llojet ku mbahet garanci për çdo përgatitje duke ju siguruar kthimin e produktit dhe të pagesës 100% në rast se mbeteni të pakënaqur.

Tek Farmaci Tata do mund të gjeni çajra me bimë medicinale 100% bio për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Lajme

Tata Stria Stop

Ky është një krem përgatitje galenike për parandalimin dhe trajtimin e striave që formohen gjatë shtatzënisë.

Tata Baby Cream

Ky është një krem përgatitje galenike për lëkurën e butë dhe delikate të bebit tuaj, i cili trajton dhe parandalon skuqjet nga pelenat për të vegjlit tuaj. Formula unike e këtij kremi e bën atë më të efektshëm se kremrat komerciale.

Tata Krem për Dhimbjet

Nëse keni dhimbje muskulore ose tërheqje muskulore, tek ne do të gjeni Krem për Dhimbjet përgatitje galenike që ju qetëson menjëherë dhe është 100% i efektshëm me veprim ngrohës dhe ftohës.

Na kontaktoni

  •  

E Hënë - E Diel

24 Orë